Luana Vjollca është fejuar?


Duket se Luana Vjollca po i jep fund beqarisë gjatë këtij viti.

Ajo me anë të një postimi për më shumë se 1 milion ndjekësit e saj në Instagram, duket se ka zbuluar se është fejuar.

Reklamë

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet me fjalët e thjeshta: “Gjejeni pak kush do martohet këtë vit?”

 

Ndjekësit menjëherë kanë vërshuar me komente, të gjithë duke qenë të sigurt se bëhet fjalë për martesën e moderatores.

Megjithatë, ka disa prej tyre të cilët mendojnë se kjo ka të bëjë me emisionin e ri që Luana po paralajmëron tash e sa kohë, por nuk po e zbulon se për çfarë bën fjalë.

Reklamë

Luana tash e sa kohë është në lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, me të cilin po e shijon lidhjen duke udhëtuar e duke shkuar në pushime nëpër vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, ata kurrë nuk e kanë konfimuar e as nuk kanë folur publikisht për këtë lidhje.