Këngëtarja Luana Vjollca, e cila ditë më parë kishte thënë se do të martohet këtë vit, ka postuar edhe një foto që nxit dyshime për këtë gjë.
Bukuroshja shqiptare, e cila nxiti debat me një video ku tha se “gjeni kush do të martohet sivjet” ka postuar edhe një fotografi sonte ku ka paralajmëruar “Sfida të reja”.
Nuk dihet për çfarë sfidash po flet Luana, pasi që e dimë se prezantuesja shqiptare nuk kishte hezituar për ta testuar veten e saj edhe si këngëtare.
Kjo sfidë e saj mund të konsiderohet e suksesshme pasi që këngët e saj tashmë janë hite.
Megjithatë, ajo dëshiron sfida të radhës dhe për këtë ajo sonte ka bërë postimin “Për sfida të reja”.
Njëra prej sfidave të reja të këngëtares mund të jetë drejtimi i Big Brother Albania, pasi që disa media kanë sugjeruar që ajo mund të jetë drejtuese e njërit prej spektaklëve më të mëdha shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.