Ermir Lenjani është duke shkëlqyer në Zvicër me Sionin. Ai shënoi sonte pas vetëm 10 sekondave lojë, në aksionin e parë të ndeshjes, shkruan Reporteri.net.
Kështu, Lenajni hyn në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar.
Ai u shpreh i lumtur pas ndeshjes për këtë arritje historike.
“Shumë i lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar. Falënderimi i takon Zotit”, ka shkruar Lenjani në Facebook.
Lenjani deri më tani ka shënuar shtatë gola në 24 paraqitje. /Reporteri.net/.