×
  • Show Time
  • Show Time

    Dënohet me 99 vjet burg reperi i njohur, urdhëroi vrasjen e nënës së tij

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 12:14

    Reperi Qaw’mane Wilson AKA “Young QC” kishte urdhëruar që të qëllohej për vdekje nëna e tij, derisa ajo po flinte, kështu që ai mund të hynte në llogaritë e saj bankare dhe të siguronte jetën.

    Ai është shpallur fajtor vitin e kaluar, ndërsa sot u dënua që pjesën tjetër të jetës ta kalonte pas hekurave.

    Yolanda Holmes u qëllua nga Eugene Spencer më 2012, pasi ai ishte urdhëruar nga Wilson.

    Gjatë dënimit, gjykatësi tha që Yolanda ishte një nënë e përkushtuar.

    Kur u pyet Wilson nëse kishte për të thënë diçka, ai foli shkurt, shkruan Indeksonline.

    “Thjesht dua të them se askush nuk e donte nënë time më shumë se unë, ajo ishte gjithçka që kisha”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!