E ftuar në “Klanifornia”, Enca foli për suksesin në filmin “I love Tropoja”, ashtu siç di të bëjë vetëm ajo, me sinqeritet dhe e hapur ndaj çdo pyetjeje, përveç njërës… Kur vjen puna te pagesa, Enca nuk preferon të përgjigjet. Siç tha ajo, është një pyetje së cilës nuk do t’i përgjigjet kurrë.
Mirëpo pyetjeve me spec ajo u është përgjigjur, pothuajse të gjithave. Në disa raste u përgjigj në një mënyrë aq të drejtëpërdrejtë saqë vuri në siklet Marinën, publikun etj.
Mes të tjerash, Enca është kthyer 8 vite pas në kohë dhe ka rikujtuar puthjen e parë, atë të cilën e mbajmë mend të gjithë. Me sa duket, puthjen e parë ajo ia ka dhënë një personazhi të njohur shqiptar, që me sa kuptuam, është këngëtar.
“Puthjen e parë e kam dhënë kur kam qenë 17 vjeç e gjysmë. Ka qenë 1 janar. Ai është i njohur. Ka qenë puthja e parë, dita e parë e vitit, ai ka qenë edhe shoku im i ngushtë, kështu që e mbaj mend mirë”, ka treguar Enca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.