×
  • Show Time
  • Show Time

    12 ditë pas martesës, Pamela Anderson ndahet nga burri

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 23:02

    Pamela Anderson dhe burri i saj Jon Peters thonë se janë ndarë pas vetëm 12 ditë martese.


    “Jam tërhequr nga pritja e ngrohtë e bashkimit tim me Jonin”, ka thënë 52-vjeçarja në një deklaratë për CNN, transmeton Klan Kosova.

    “Do të ishim shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, pasi kemi nevojë për kohë për të rivlerësuar se çfarë duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri”, tha ajo.

    “Martesa kurrë nuk është zyrtarizuar”, ka thënë Anderson.

    Sipas “The Hollywood Reporter”, aktorja dhe prodhuesi i filmave festuan bashkimin e tyre në një ceremoni në Malibu, Kaliforni, më 20 janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!