Agim Veliu do të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme. Për shumëkë kjo ka shkaktuar befasi, duke ditur se prej vitesh udhëheq Podujevën.
Edhe pse u pa si zyrtari kryesor i LDK-së që bllokonte koalicionin me VV-në, tashmë Veliu do të jetë ministër i Kurtit dhe do t’ia udhëheq dikasterin kryesor qeveritar që e dëshironte VV-ja.
Duke lënë anash përplasjet e tij jo veç me VV-në, por edhe me Vjosa Osmanin për këtë pozitë, sikur për të qenë i denjë një zyrtar për ta marrë këtë pozitë duhet të ketë mustaqet, shkruan Reporteri.net.
Veliu bëhet ministri i tretë që brenda një kohe të shkurtë është zyrtari i një partie me mustaqe që do ta drejtoi atë.
Edhe Ekrem Mustafa, ministri aktual në detyrë i cili do t’ia dorëzojë detyrën së shpejti Veliut, poashtu është me mustaqe.
Edhe paraardhësi i Mustafës, Bejtush Gashi i cili për një kohë ka mbajtur pozitën e ministrit të MPB-së, poashtu është me mustaqe. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.