×
  • Show Time
  • Show Time

    Sot është moderatore e njohur, por kështu dukej Liberta në vitin 2001 si “Miss Albania”

    Reporteri
    03 Shkurt 2020 | 12:04

    Sot është një nga prezantueset më të njohura në Kosovë, ku mbi një dekadë është çdo javë në ekanet tuaja duke drejtuar emisionin më të ndjekur të showbizit.


    Por, rrugëtimi i saj siç e ka treguar shpeshherë në botën e medias ka nisur që nga pjesëmarrjet e saj në Miss Albania, për tu bërë pastaj një prej modeleve të para më të kërkuar e sot në rolin e prezantueses, producentes e sipërmarrëses.

    https://www.instagram.com/p/B7bihoBhMSL/?utm_source=ig_embed

    Liberta Spahiu është një nga personazhet që nuk fsheh fotografitë e së kaluarës e madje vet nxjerr shpeshherë imazhe nga shumë vite më parë.

    Njëjtë ndodhi edhe para pak minutash, ku Liberta nxorri disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në vitin 2001 në Miss Albania.

    Në po të njëjtin vit në skenën e Miss-it u ngjitën edhe katër vajza të tjera të cilat janë sot të njohura në ekran si Albana Osmani, Drenusha Latifi, Anxhela Peristeri e Anjeza Maja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!