I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, po paraqiste programin qeveritar para deputetëve.


Në momentin teksa po fliste, u shfaq deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ia vendosi flamurin kombëtar dhe të shtetit të Kosovës në setër, shkruan Reporteri.net.

Pasi ia vendosi flamujt, Albin Kurti e falenderoi deputeten Ganimete Musliu.

Reklamë

“Falemnderit zonja Ganimete Musliu”, tha Kurti.

Në këtë moment, shpërthyen duartrokitjet në sallën e Kuvendit të Kosovës./Reporteri.net