Basketbollisti amerikan, Jordan Bell është suspenduar nga ekipi i tij, Golden State Warroirs pasi ai I futi sende asistentit të trajnerit, Mike Brown në hotelin e ekipit.
Përpara ndeshjes kundër Grizzlies, Kampionët e NBA qëndruan në një hotel, ku edhe ngjau incidenti, shkruan Reporteri.net
Pas suspendimit, 24-vjeçari nuk u ftua në duelin e lartpërmendur dhe poashtu humbi ndeshjen tjetër ndaj Minnesotas.
Bell më vonë kishte kërkuar falje për incidentin.
“Unë bëra një gabim në gjykim duke menduar se jam duke bërë diçka qesharake por nuk ishte”, tha ai për NBC Sports.
“Unë kam kërkuar falje tek personat e përfshirë dhe shpresoj të vazhdoj përpara nga ky gabim”, tha Bell./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.