Shprehja “2020 nis me sherre” duket se është bërë kryefjala e portaleve shqiptare. Dhe debatet sic fillojnë, ashtu edhe duket të sqarohen… publikisht.
Xheisara, këngëtarja e re në moshë është bërë pjesë e një debati, që nisi në Këngën Magjike, vazhdoi në emisione televizive, e përfundoi në “Instagram”. Menduam se kishte marr fund, por gabuam! Ndërsa mbrëmjen e djeshme në “ThumbOn” Romeo Veshaj deklaroi se nuk e njeh personalisht Xheisarën, kjo e fundit, në një dalje publike në emisionin e mëngjesit “Dite e Re”, ka treguar për Arjolën e Kelvin se vërtetë nuk ka pas të bëjë me Romeon, por e ka ftuar publikisht të pijnë një kafe së bashku.
“I dashur Romeo, meqenëse na kanë bërë të dashur, po të ftoj publikisht të pijmë një kafe, që të njihemi”, ka thënë këngëtarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.