×
  • Show Time
  • Show Time

    Neymar fton në festën e tij private Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 13:59

    Nuk është hera e parë që dy vajzat shqiptare Anxhelina dhe Beatrix janë parë nën shoqërinë e futbollistit të njohur Neymar.


    Ditën e djeshme Naymar organizoi një festë private për 28-vjetorin me miqtë e tij më të mirë në një vend superluksoz të quajtur Palais de Tokyo në Paris.

    Ai kishte vendosur një kod veshje, ku të gjithë të ftuarit duhet të vini të veshur me të bardha. Pjesëmarrës në festë ishin edhe shumë personazhe të tjerë të njohur nga bota e sportit apo e modës. Edhe pse një festë private fotot nga ditëlindja e tij po qarkullojnë nëpër mediat sociale.

    Përsa i përket Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, ato i kanë kushtuar një rëndësi të madhe look-ut të tyre duke u shfaqur sa më seksi me të bardha.

    Rikujtojmë se vajzat janë parë nën shoqërinë e Neymar edhe në një party të organizuar për Halloween.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!