Ndërsa Kina, si dhe pjesa tjetër e botës, po luftojnë koronavirusin vdekjeprurës, një imazh prekës i një çifti të moshuar që mbajnë duart e njëri-tjetrit, po qarkullon nëpër mediat sociale.
Bëhet fjalë për dy të moshuar 80-vjeçarë. Çifti shihen të shtrirë në shtretër, me maska në fytyrat e tyre gjersa nuk lëshojnë duart e njëri-tjetrit, transmeton Reporteri.net.
Burri po thoshte diçka, duke u munduar të inkurajonte bashkëshorten e tij, e cila dukej se po ipte frymën e fundit.
Deri më tani, 427 njerëz kanë humbur luftën e në betejë me virusin vdekjeprurës.
https://twitter.com/juliojiangwei/status/1224102716747796480