Reperi nga Shqipëria, Stresi ka çuditur jo pak me postimin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale.


Ai nuk ka njoftuar për lansimin e ndonjë kënge, por ka folur hiç më pak se për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka “thumbuar” politikanët kosovarë, duke thënë se nuk duhet që ta përdorin UÇK-në, ngase sipas tij i kanë harru ata që luftuan, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

“Mos e përdorni UÇK-në për m’i ik të bëmave, krejt e dimë që i keni harru ata që kanë luftu. As protezat s’ia keni paguar jonë detyruar me heq këmbën, gjysma prej tyre frigoriferin thatë e kanë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se “Zemrën maje”, është kënga e fundit e lansuar me videoklip nga reperi shqiptar. /Reporteri.net/.