Trajneri i klubit spanjoll Sevilla, Joaquin Caparros ka zbuluar në konferencën e fundit se ai është duke luftuar me leukeminë kronike.
63-vjeçari është diagnoztifikuar para disa javëve dhe klubi ka provuar të tregohet i kujdesshëm me situatën e tij, por më në fund Caparros vendosi që ta bëjë publike njoftimin e tij, shkruan Reporteri.net
“Unë kam leukemi kronike. Unë mund të jetoj një jetë normale. Unë dua të kënaqem me profesionin tim. Nuk kam pasur asnjë tretman dhe jam mirënjohës ndaj klubit që më lejoi ta vazhdoj trajnimin” ka thënë Caparros në konfercë për shtyp.
Caparros ka theksuar se është i vendosur që të vazhdoj si menagjer i Sevillas dhe fitoret që ekipi i tij është duke i shënuar janë vetëm duke e ndihmuar atë në luftë me sëmundjen. Ai është 100 % i përfshirë në punën e tij./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.