×
  • Lajme
  • Botë

    Mrekullia në tragjedi: U raportua se kishte vdekur, doktori i koronavirusit raportohet i gjallë

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 21:43

    Doktori kinez është gjallë! Disa orë më parë, media shtetërore e Kinës dhe lajmin se ai kishte ndërruar jetë nga koronavirusi, por gjithçka ka qenë një gënjeshtër.


    Spitali ku është shtruar ai ka bërë me dije se 34-vjeçari Li Wenliang është në gjendje kritike, por jeton.

    “Në luftë me koronavirusin, doktori i spitalit tonë fatkeqësisht u infektua. Aktualisht është në gjendje kritike dhe po bëjmë më të mirën tonë për ta shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

    Disa media kineze, përfshirë gazetën e Partisë Komuniste në pushtet, kishin publikuar se doktori kishte ndërruar jetë, përpara se të fshinin postimet.

    Li kishte dhënë alarmin për koronavirusin në muajin dhjetor, duke postuar në grupin e studentëve të tij në aplikacionin e mesazheve “WeChat” se 7 persona ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS-in dhe ishin vendosur në karantinë në spitalin e Wuhanit. Disa ditë pas këtij mesazhi, Li u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh të rreme nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!