Tre motra janë vetëvrarë në distancë disa orëshë duke tronditur të gjithë zonën e Carmagnolës në Torino.
Një ngjarje shokuese për nga numri i viktimave dhe i rrethanave.
Vdekje të paralajmëruara thonë mediat italiane, duke rikthyer dhe lexuar me vëmendje historinë e tre motrave.
Arsyet që çuan drejt vetëflijimit tre motrat lidhen me probleme pronësie të cilat ato i kishin çuar në gjyq vëllain e tyre.
Piera, Valeria dhe Gabriella Ferrero në letrën e lënë pas vetëvrasjes shkruajnë se gjithçka është për faj të tre avokateve që kishin marrë në proceset gjyqësore ndaj vëllait të tij.
Mirëpo mesa duket siç pretendojnë motrat në letrën pas vdekjes, ‘avokatët e tyre i kishin “tradhëtuar” dhe kishin ndihmuar vëllanë në proceset gjyqësore’.
Të lodhura nga gjyqet që nuk mbaronin kurrë, motrat 54, 67 dhe 68 vjeçe tentuan edhe në vitin 2015 ti jepnin fund jetës, por në atë rast ndërhyrja e policeve kishte shmangur tragjedinë.
Mirëpo këtë herë nuk ka pasur kush më ti shpëtoje.
Pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Lartë pak ditë më parë për ti konfiskuar edhe disa mobilie në shtëpi, Gabriela 54 vjeçe dhe Valeria 67 vjeçe u gjeten të varura ndërsa pak më vonë Piera u gjet e pajetë në ballkonin e banesës së saj.
Banorët e zonës ku jetonin motrat në shtëpi të ndara, treguan për mediat italiane se prej vitesh motrat ishin ftohur shumë edhe me fqinjët dhe banorët e tjerë.
Mesa duket motrat, ishin ndjere të tradhtuara jo vetëm nga vëllai I tyre, avokatet dhe gjyqtarët, por edhe nga njerëzit që i rrethonin.
Dhe zgjodhën një mënyrë për të ikur përgjithmonë…