×
  • Lajme
  • Botë

    Greqi: 38 të vdekur nga gripi

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 15:57

    38 persona kanë vdekur në Greqi si pasojë e gripit që nga fillimi i vitit 2020, shkruan Anadolu – transmeton gazeta online Reporteri.net.


    Sipas të dhënave të Organizatë Nacionale për Shëndet Publik, në shtatë ditët e fundit, numri i të vdekurve është rritur nga 17 në 38 persona.

    Mjekja specialiste për sëmundjet infektive Elena Maltezos ka deklaruar se virusi që ka shkaktuar gripin ka qenë ndryshe nga rastet e mëherëshme. Për këtë arsye vaksinat nuk kanë dhënë efekt.

    Duke theksuar se në Greqi ekzistojnë dy lloje të viruseve të gripi, H1N1 dhe H3N2, Maltezos ka thënë se këto viruse janë të pranishëm tek fëmijët e moshës 0-14 dhe tek personat mbi 60 vjeç.

    Është paralajmëruar se epidemia do të vazhdojë deri në fund të marsit me ç’rast zyrtarët kanë bërë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen, të marrin masa personale kujdesi dhe në rast të temperaturave të larta të paraqiten në qendrën më të afërt shëndetësore.

    Si pasojë e numrit të madh të të prekurve nga ky virus, nëpër disa qytete është vazhduar pushimi shkollor./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!