×
  • Lajme
  • Botë

    Meteorologët paralajmërojnë uragan në Gjermani

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 18:38

    Gjermania duhet të përgatitet për një uragan që do të shkaktojë dëme në infrastrukturë dhe do të paraqesë kërcënim edhe për jetën e njerëzve, sipas meteorologut Andreas Friedrich të Shërbimit të Motit Gjerman.


    Uragani “Sabine”, i cili gjithashtu do të përshkojë edhe Mbretërinë e Bashkuara nga Oqeani Atlantik pasi fiton forcë, pritet të godasë në veriperëndim të Gjermanisë rreth mesditës të dielën, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas shembujve aktual të motit, shpërthimet e uraganit me një shpejtësi mbi 120 kilometra në orë priten në Gjermani, ndërkaq nata e së hënës pritet të jetë nata më e rrezikshme.

    Stuhitë me shpejtësi të erës mbi 119 kilometra në orë konsiderohen uragane.

    Deutsche Bahn tha të premten se po monitoron nga afër situatën e motit.

    Një zëdhënës iu referua një plani hap pas hapi të përgatitur për situata ekstreme të motit, i cili do të vihet në fuqi nëse është e nevojshme./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!