×
  • Lajme
  • Botë

    U vesh si infermiere dhe vodhi foshnjën e porsalindur, u zbulua se po fshihte vogëlushen nën xhaketë

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 20:59

    Leidy Johana Díaz nga Kolumbia që ishte shtirur si infermiere, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e vjedhur një foshnje nga prindërit e saj në një spital në Bogota.


    E veshur si infermiere, i kishte thënë nënës dhe babait të vajzës së vogël se duhet ta dërgojë në zyre tjetër për të kryer disa analiza, transmeton Telegrafi.

    Foshnjën e porsalindur e futi nën xhaketë dhe u nis drejt dyerve të spitalit. Megjithatë, prindërit dhe stafi i spitalit e kuptuan se bëhet fjalë për mashtrim dhe alarmuan autoritetet kompetente.

    Ajo u kap nga sigurimi i spitalit para se të arrinte të largohej nga objekti, pasi me kohë kishin aktivizuar protokollin e sigurisë.

    “Kjo grua kaloi pikën e parë të kontrollit, por kur mbërriti te rojtari i fundit u ndal për t’ia kontrolluar çantën, ku edhe vërejti se po mbante diçka. Kur është pyetur se çfarë ka, ajo u rikthye brenda”, ka deklaruar inspektori Wilson Silva.

    Pa kaluar shumë kohë është arrestuar, kurse foshnja i është kthyer prindërve. Siç raportojnë mediat lokale, ajo ishte veshur si infermiere në të njëjtin spital gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!