Dy ushtarë amerikanë dhe një afgan janë vrarë në një sulm në lindje të Afganistanit. Së paku nëntë persona u lënduan nga sulmi në provincën Nangarhar.
Ushtria amerikane ka deklaruar se një person me uniformë afgane, ka hapur zjarr ndaj forcave amerikane dhe afgane, transmeton KTV. Rreth 13 mijë trupa amerikane ndodhen në Afganistan që prej intervenimit amerikan në vitin 2001.
Sulmuesi është vrarë gjatë këtij sulmi që po hetohet nga Ministria e Mbrojtjes afgane dhe Ushtrisë amerikane.
E presidenti Trump, gjatë një vizite në muajin nëntor, kishte deklaruar se duhet reduktuar ndjeshëm numri i trupave të Ushtrisë amerikane në Afganistan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.