×
  • Lajme
  • Botë

    Equifax: SHBA akuzon katër ‘hakerë’ të ushtrisë kineze

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 16:48

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë akuzuar katër oficerë ushtarakë kinezë për sulmin kibernetik të firmës gjigante për vlerësimin e kredisë, Equifax.


    Më shumë se 147 milion amerikanë u preken në vitin 2017, kur pretendohet se hakerët, të cilët janë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kinës, vodhën të dhënat personale të klientëve amerikanë duke përfshirë emrat dhe adresat, transmeton Reporteri.net.

    Gjithashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada pati klientë që u prekën nga ky sulm.

    Prokurori i përgjithshëm, William Barr, ka thënë se kjo ishtë një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave në histori.

    Equifax tha se hakerat kishin hyrë në informacionin midis mesit të majit dhe fundit të korrikut 2017 kur kompania zbuloi shkeljen.

    Firma e vlerësimit të kredisë mban të dhëna për më shumë se 820 milion konsumatorë si dhe informacione për 91 milion biznese.

    Në një deklaratë zoti Barr tha: “Ky ishte një ndërhyrje e qëllimshme dhe gjithëpërfshirëse në informacionin privat të popullit amerikan.”

    Sot ne i mbajmë përgjegjës hakerat ‘PLA’ për veprimet e tyre kriminale dhe i kujtojmë qeverisë kineze që kemi aftësinë të heqim mantelin e internetit të anonimitetit dhe të gjejmë hakerat që kombi vendos vazhdimisht kundër nesh.“, ka shtuar ai./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!