×
  • Lajme
  • Botë

    Treni godet veturën, vdes 24 vjeçari

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 18:09

    Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime në aksidentin që ndodhi sot pasdite mes trenit dhe një automjetit në stacionin hekurudhor Zgropolci dhe Gradsko.


    Nga shërbimi i ndihmës së shpejtë pranë spitalit të Velesit për AIM njoftuan se ka humbur jetën 24 vjeçar, ndërsa një grua me lëndime më të rënda trupore është dërguar në klinikat e Shkupit. Tre personat tjerë janë mbajtur në spitalin e Velesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    Aksidenti ka ndodhur në orën 12:10 kur automjeti ‘Ford Galaxy’ me tabela të Velesit pa respektuar sinjalizimin ka kaluar linjën.

    “Automjeti pa respektuar sinjalizimit, ka hyrë në linjën dhe është goditur nga treni që ka shkuar drejt fshatit Nogaevci, Gradsko”, thonë nga ‘Hekurudhat e Maqedonisë’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!