Ciara ose Sabine: Quajeni si doni, por të gjitha vendet në Evropë po goditen nga një stuhi e fuqishme. Transporti është zhytur në kaos dhe shkollat janë mbyllur, derisa disa njerëz kanë mbetur të lënduar në Gjermani dhe Britani të Madhe.


Evropa Veriore aktualisht po goditet nga një stuhi e madhe, e cila po shkon drejt jugut. Në Gjermani, ku stuhia njihet si Sabine, shërbimet e udhëtimit dhe ngjarjet publike janë anuluar. Gjermania lëshoi paralajmërimet për stuhinë në pjesët më të mëdha të vendit. Sistemi i motit kishte parashikuar të udhëtonte në jug drejt Bavarisë gjatë gjithë natës.

Shpejtësia e erës prej 120 kilometrash (75 milje) në orë pritej gjatë natës në Gjermani, me gjasë të binte pemë dhe të dëmtonte trafikun. Nga mesdita, aeroporti i Düsseldorf njoftoi se kishte anuluar ose devijuar 111 fluturime.

Reklamë

Operatori kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn (DB) tha se do të anulojë trenat në distanca të gjata në mbarë vendin si rezultat i stuhisë. “Për shkak të zhvillimeve aktuale dhe erërave gjithnjë e më të fuqishme, ne kemi vendosur të pezullojmë në mënyrë progresive të gjithë trafikun në distanca të gjata nëpër Gjermani.

Ndërsa Britania është goditur nga stuhia më e fortë që nga viti 2013.
Rreth 200 paralajmërime u lëshuan për përmbytje pas shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati i tyre. Moti i tillë rrëzoi pemë e linja energjetike, duke lënë rreth 30 mijë shtëpi pa energji elektrike.

Dhjetëra fluturime u anuluan dhe ndërmarrjet hekurudhore funksionuan me orare të reduktuara. Valë të mëdha e detyruan portin anglez të Dover të ndërpresë operacionet, dhe tragetet në të gjithë rajonin gjithashtu u ndalën.

Dhjetëra ngjarje sportive u ndërprenë, duke përfshirë ndeshjet në Premier League midis Manchester City dhe West Ham.

 

Reklamë