Skuadra e Chelseat ka fituar me rezultat 2-0 ndaj West Ham United në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Stamford Bridge”, raporton Reporteri.net.
Sulmuesi Eden Hazard, ka shkëlqyer në këtë ndeshje, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë.
Në golin e parë ai “trullosi” lojtarët kundërshtarë dhe më pas me lehtësi dërgoi topin drejt portës së kundërshtarit për rezultatin 1-0.
Kur u mendua se kjo ndeshje do përfundonte me rezultat minimal, në skenën në fund të ndeshjes doli edhe një herë Hazard që realizoi për rezultatin final 2-0.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 33 në Premierligë.
Pas kësaj fitoreje Chelsea renditet i treti me 66 pikë, dy më shumë se Tottenham që renditet i katërti.
Shikojeni golin e Hazard:
Ladies and Gentlemen, behold the Garden of Eden
Sublime finish by “Eden Hazard”
Goal of the Month… pic.twitter.com/0VAY6yw6fY
— Prokez™ (@pprokez) April 8, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.