Një e diplomuar në universitet thotë se ajo është ‘frikësuar’ për të sjellë në jetë fëmijë në botë për shkak të ndryshimit të klimës.
Gruaja nga Melbourne, Alice Trumble, një anëtare e audiencës në Q&A të ABC, tha se ajo filloi të përjetonte ‘ankthin e klimës’ disa vjet më parë pasi mbaroi studimet e saj, shrkuan Daily Mail.
“Kam studiuar shkencën e mjedisit dhe të klimës, kam arritur në përfundimin se ishte e pasigurt, joetike ndoshta dhe thjesht një zgjedhje e keqe për mua për të sjellë në jetë fëmijë në këtë botë”.
“Unë me të vërtetë do të doja një familje, por kam shumë frikë ta kem një të tillë”, tha ajo.
Zonja Trumble tha që ajo luftoi me ankthin e saj pasi ajo dëshironte të krijonte një familje por nuk ishte në gjendje ta justifikonte atë për shkak të shqetësimeve mjedisore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.