×
  • Extra
  • Extra

    Fotoja më e bukur në botë: Kapet momenti i luftës mes dy minjëve nëntokë

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 17:23

    Minjtë e tërbuar në nëntokën e Londrës fituan konkursin vjetor të Muzeut të Historisë Natyrore.


    Këtë foto e ka realizuar fotografi Sam Rowley i cili u shtri në tokë dhe fotografoi përleshjen e minjëve, transmeton Reporteri.net.

    Në këtë konkurs u dorëzuan 48.000 mijë foto nga 100 vende të botë, nga ku u zgjodhën vetëm 25. Nga këto 25, çmimin e parë e fituan minjtë nën tokë.

    Trupi gjykues tha: “Sam zbuloi mënyrën më të mirë për të fotografuar minjtë që banonin në nëntokën e Londrës dhe ajo që kishte kapur ishte mjaft mbresëlënëse. Ai pa momentin më të rëndësishëm kur minjtë po luftonin me njëri-tjetrin për disa copëza ushqimi që kishin rënë nga kalimtarët. Kjo zënkë zgjati shumë pak dhe të dy shkuan në rrugët e tyre të ndara”./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!