Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 100 ditët e para të qeverisjes së tij kishte marrë një vendim që do të kritikohej shumë. Ai vendosi që t’ia rrisë qind për qind pagën vetes.
Për ta arsyetuar këtë vendim,Haradinaj i tha se i duhen para për të blerë ndonjë kravatë, shkruan Reporteri.net.
“1300 euro për mua, po mos t’i kisha të hyrat tjera që i kam, ta zëmë qiranë…unë obligohna një kravatë, unë s’muj tash gjithqysh me dalë, obligona një këmishë. Duhet me qenë në nivel të përgjegjësisë”, kishte thënë Haradinaj.
E gjatë ditës së djeshme Qeveria e re nën udhëheqjen e Albin Kurtit ka vendosur që ta shfuqizojë vendimin e Haradinajt për t’ia rritur pagën veten dhe kabinetit të tij.
E tani që nuk është më kryeministër, Haradinaj duket se nuk ka më nevojë për kravata. Në disa paraqitje të ndryshme, përfshirë paraqitje mediale dhe takime të rëndësishme, ai së fundmi është paraqitur me kravatën e njëjtë të cilën mbase e ka më shumë për qejfi./Reporteri.net
Shikoni FOTOT:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.