Viti 2020 nuk ka shumë që ka filluar dhe gjëja më e çuditshme e vitit mund të ketë ardhur që tani. Kjo është bashkëpunimi mes Crocs, markës së këpucëve dhe shapkave dhe KFC-së, zinxhirit të fast-food.
Ky model ka bërë debutimin e tij të parë në javën e modës në New York, por do të dalin në shitje në pranverë, për çmimin 60 dollarë.
Ato vijnë në dy forma, njëra shapkë është me platformë të lartë, ndërsa tjetra e sheshtë. Ajo që e bën këtë model kaq të çuditshëm është dizajni. Ato duken si të kesh veshur në këmbë një pulë KFC-je të pjekur.
Nëse kjo nuk të duket aq dramatike sa duhet, komanitë kanë menduar dhe për ju. Kanë krijuar një ekement që i shtohet ose hiqet këpucës sipas dëshirës, i cili ngjan dhe ka aromën e një kofshe pule.
Kjo kthesë që ka marrë moda ka ardhrur për tu dhënë klientëve një qasje më argëtuese drejt saj.
Ky bashkëpunim duket i gjithi si një shaka, por kështu nisi dhe bashkëpunimi i firmës Balenciaga me Crocs dhe tashmë produkti i tyre është në çmimin 645 paundë.