Është diçka e rrallë në Kosovë, fatkeqësisht ndoshta, të shohesh liderët politikë teksa shprehin publikisht dashurinë. Megjithatë, janë dy prej tyre që kanë bërë dallimin, të paktën në gjeste publike, shkruan Reporteri.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli njihet si një nga liderët politikë që e prezanton shpesh gruan e tij, Violetën. Ai edhe për Shen Valentin postonte momente romantike me të.
Këtë postim e kishtë bërë para dy vjete, kur Kosova po shenonte 10 vjetorin e pavarësisë.
Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte surprizuar bashkëshorten e tij, Anita Muçaj.
Kjo e fundit kishte publikuar fotot romantike në rrjetet sociale teksa pranoi një buqetë trëndafilash të kuq nga bashkëshorti i saj.
Politikanët tjerë, si presidenti Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa si dhe tash Kryeministri, Albin Kurti asnjëherë nuk kanë pasur momente të tilla në publik. Gjithsesi, kur ishte kurorzuar, Kurti kishe shprendare puthje.
Të presim nëse do të na befasojnë sot. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.