Remzi Shala i njohur si komandant “Molla e Kuqe” qe katër muaj është në arrati dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, kohë kjo kur Gjykata Speciale i dërgoi ftesën e parë.
Edhe përkundër se ish-figura të larta i kërkuan t’i paraqitet thirrjeve të Speciales, ai nuk i ka dëgjuar ato.
E sipas disa mediave, Shala ka marrë edhe ftesën e dytë nga Specialja për t’u paraqitur për intervistim në Hagë, por se ai refuzon sërish t’i përgjigjet.
Reporteri.net ka kontaktuar me avokatin e Shalës, Natal Bullakaj.
Ky i fundit thotë se nuk është në dijeni që Specialja të ketë dërguar ftesë të re për Remziun.
“Nuk kam asnjë informatë lidhur me atë se Specialja i ka dërguar ftesë sërish. Nuk dihet asgjë për fatin e Remziut. Para tre ditësh jam takuar me xhaxhain e Remziut. Ai nuk është në dijeni dhe nuk kanë asnjë informacion për vendin se ku është. Madje ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë komunikim me të”, ka deklaruar Bullakaj për Reporteri.net.
Kujtojmë se më 12 dhjetor 2018, Shala ishte larguar nga shtëpia e tij për të mos iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Për Remzi Shalën është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Gjykata e Prizrenit, pasi që i njëjti kishte munguar në seancën e 9 janarit lidhur me gjykimin për vrasjen e Haxhi Përteshit në vitin 1998. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.