Secili prej nesh kemi karakteristikat tona fizike që na bëjnë ata që jemi. Por ndonjëherë disa prej nesh më shumë se të tjerët duhet të përqafojmë plotësisht të gjitha tiparet tona – përfshirë dhëmbët e ndarë.
Tani, më shumë se kurrë, ne jemi të bombarduar me imazhe të asaj që thotë shoqëria është “buzëqeshja e përsosur”. Pothuajse kudo që shkojmë ne rrethohemi me fotografitë e të famshmëve dhe fotot hot në Instagram me dhëmbë të bardhë e të përsosur, e që duken sikur janë punuar nga vetë arkitektja legjendare Zaha Hadid, transmeton Reporteri.net.
Pavarësisht se ky ideal mund të lërë shumë njerëz të ndjehen më pak se të sigurt për buzëqeshjen e tyre, është koha për të treguar një vlerësim më shumë për ata që devijojnë nga nocioni ynë i kushtëzuar i “përsosmërisë”.
Ideja se një hapësirë midis dhëmbëve është një e metë, atëherë jeni shumë gabim.
Ju mund të shihni modelen Lauren Hutton, aktorin e madh Woody Harrelson, këngëtarin ikonik Elton John, politikanen e njohur Condoleezza Rice, Robin Williamsin e ndjerë, fituesen e Oskarit, Octavia Spencer, ikonën e modës Jane Birkin, shkrimtarin e njohur James Baldwin, të gjithë janë në mesin tuaj. Dhe këta janë vetëm disa prej emrave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.