E pabesueshmja ditët e sotme ku kryefjalë është koronavirusi po merr një tjetër formë…Kemi parë dhjetëra viktima, qytete që po boshatisen, njerëz në panik, dasma me maska, por ja që paskemi ende shumë gjëra pa parë.
Duke u ndalur pikërisht tek maska, një nga produktet më shumë të kërkuar ditëve të fundit në farmaci, marka e njohur Fendi duke parë kërkesën shumë të lartë në treg ka prodhuar “linjën” e saj të maskave me një çmim disi të kripur, plot 190 euro. Ajo është e punuar nga një copë mëndafshi i pastër, ku ndërthuret moda me cilësinë.
Ja të qenurit “fashion” kushton shumë… edhe në ditë kur “virusi është rreth e rrotull”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.