Madrid ka bërë të ditur se nga korriku i vitit 2023 deri në korrik të vitit 2049, duhet të paguajnë nga 29.5 milionë euro (27 këste). Në total, rinovimi i “Santiago Bernabeu”, do të shkojë 796,5 milionë euro.
Të premten, dhjetë ditë pasi Real Madridi prezantoi projektin për rikonstruksionin e stadiumit “Santiago Bernabéu”, Bordi i Drejtuesve të Los Blancos miratoi mbylljen e financimit për rimodelimin që do të zgjasë për 3 vite e gjysmë të ardhshme dhe fillimisht do të ketë një kosto prej 575 milionë euro, që do të shlyhet për një periudhë 30-vjeçare, me normë interesi fikse në kuotën e 2.5%.
Real Madrid njoftoi se ky financim është strukturuar nëpërmjet një huaje me tre këste, përkatësisht në korrik 2019, korrik 2020 dhe korrik 2021, që koinçidon me nevojat e planifikuara për punimet.
3 vite pa amortizim të principalit që do të detyrojë Real Madrid të paguajë një detyrim fiks vjetor në masën 29.5 milionë euro, duke filluar nga 30 korriku i vitit 2023 deri në 30 korrik 2049.
Për këtë motiv, Bernabéu i ri do të kushtojë në total 796.5 milionë euro, si rezultat i shumëfishimit të detyrimit vjetor për 27 kështe të huasë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.