Jose Mourinhos nuk i mbushi syrin paraqitja e Barcelonës ndaj ish-skuadrës së tij, Manchester United në kuadër të çerekfinalës së Ligës së Kampionëve e cila u zhvillua të mërkurën.
Barcelona mori një fitore të rëndësishme 1-0 në “Olf Trafford” falë një autogoli të Luke Shaë, shkruan Reporteri.net
Edhe pse rezultati është në favor të skuadrës së Ernesto Valverdes, Mourinho nuk ishte i impresinouar, por vendosi që ta lavdëronte një lojtar të Unitedit.
“Barcelona nuk ishte Barcelona”, tha ai për Russia Today.
“Mendoj se United kishte një lojtar që ishte përgjegjës për këtë sepse mendoj që Scott McTominay në mesfushë ishte sikur unë e quaja, një qen, në kuptimin e mirë të fjalës. Ai ishte një qen i çmendur”, tha Mourinho për të riun e United.
“I patrembur ndaj askujt, duke bërë presion shumë në një pjesë të madhe të presingut. Duke bërë presion thellë dhe duke krijuar probleme në ndërtimin e aksioneve të Barcelonës, pastaj shumë agresiv në duele”, tha portugezi për McTominay./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.