Loja e famshme “Ludo King” është bërë pjesë e pothuajse çdo përdoruesi të telefonave të mençur.
Në Kosovë kjo lojë ka gjetur një përdorim të madh duke u shndërruar në një nga më të pëlqyerat e kohës. E kjo sidomos tani gjatë kohës së izolimit kur shumica e qytetarëve janë në shtëpitë e tyre.
Ata zgjedhin që me këtë lojë të argëtohen duke garuar me shoqërinë, apo me anëtarët e familjes.
Kujtojmë se para dy viteve “Ludo” kishte vendosur edhe flamurin e Kosovës. Kjo ishte bërë për shkak të përdoruesve të shumtë të kësaj loje në shtetin tonë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.