×
Opinione

Vala e tretë e LDK-së

Reporteri
17 Prill 2020 | 13:25

Autor: Anton Berisha


Samue Hunington ka një libër te shkëlqyeshëm për demokratizimin e shteteve, në shekullin XX, e qe e ka quajtur “Vala e Tretë”. Një përshkrim dhe studim brilant se si kane ndodhur proceset demokratizuese neper shtete ne dimension botëror, e që mund te behet një analogji ne dimensionin tone lokal, te demokratizimit te Kosovës, qe është e lidhur me Lidhjen Demokratike te Kosovës dhe ideatorin e saj kryesor, dr. Ibrahim Rugovën.


Vala e Parë, është vete themelimi i LDK-se, ne prag te Kërshëndellave, duke rezistuar shtetin serb e cila ne kuptimin e orientimit politik ishte e majte ortodokse, qe qellim kishte shfarosjen e kombit shqiptar nga trojet e veta, duke na trajtuar si ardhacak dhe popull inferior. Kjo beteje, qe zgjati një dekade, tregoi aftesine e jashtëzakonshme te LDK-se, për te organizuar shoqerine shqiptare, t’i mbijetojë dhunës, represionit dhe shfarosjes. Ne te njejten kohe mbajti gjalle funksionet vitale dhe çka është tepër e rendesishme, me qasjen e saj paqësore krijoi simpatinë e munguar tek popujt perëndimor duke thyer tezen serbe për përshkrimin tone si komb jo-civilizues. Kjo, zatën ishte periudha më meritore e saj.

Vala e Dytë, e LDK-se, ishte pas luftes, ne ‘99-ën.

Kjo periudhe e rëndë, ne te cilën u shfaqen fenomenet e frikësimit, atentateve, vrasjeve dhe uzurpimeve ekonomike, megjithatë u tejkalua, fale prezencës ndërkombëtare dhe tolerancës se popullatës, e qe rezultoi me organizime te reja politike, bashkëqeverisje ne faza te perbashketa ose alternative.

Vetë LDK-ja, u përballe me krizën e brendshme qe qoi ne ndarje, partitë me bindje te majta nga lufta, filluan te kyçen në procese demokratike e emancipuese , duke u hapur dhe relativizuar dallimet qe për rezultat krijuan stabilitet politik e institucional, pak a shumë ne nivel të rajonit.

Vala e Tretë, e LDK-se, ishte vendimi i saj, për te rimarre veten, duke hyre ne një koalicion me nje parti tipike majtiste, qe paraprakisht shenjtëroi veten si e mira e vendit, me qëllimin për ta luftuar të keqen. Diferencat e skajshme ne te kuptuarit e shtetit, institucionit, bashkëqeverisjes dhe ndarjes proporcionale te detyrave si dhe pikëpamjet e ndryshme per ta pare SHBA-ne, aleatin kryesor strategjik, rezultoi me rënien e qeverise dhe tregoi pamundesine e gjetjes se mesit te dy modeleve te ndryshme.

Duke qenë se për dy dekada sa zgjaten këto dy valë, unë isha pjese e rendesishme e kontributit duke u perballur me te gjitha pasojat që u përballe LDK-ja, në prag te zgjedhjeve te 6 tetorit 2019, kam insistuar për një koalicion LDK-AAK.

Ushtrimi, se fundmi i detyrës se zëvendësministrit te jashtëm, me kontaktet e vjetra e te reja diplomatike, ritregoi se pa frymën e politikes se dr. Rugoves, shteti i Kosovës mbetet ne udhëkryq dhe vëhet ne dyshim rruga e kthimit te saj ne familjen europiane.

Prandaj, LDK-ja, duhet t’i tejkalojë vështirësitë që e kanë përcjellur në këto vite dhe e ka per detyre, te prijë idesë së dr. Rugovës, ne kohezionin politik, mbajtjen e miqësisë se përhershme me SHBA-të dhe integrimin e plotë euroatlantik të shtetit te Kosovës.

Per arritjen e këtij objektivi, ne rrafshin politik e shtetëror , AAK-ja, ashtu siç është shprehur z. Haradinaj, do t’i jep përkrahjen e plote dhe te pakushtëzuar.

Kosova ka plotë njerëz të mirë, të mençur e punëtorë, prandaj siç thoshte Goethe ne Faustin e tij, nuk guxojmë te lejojmë që në një ambient të sëmure të dergjemi te gjithë.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!