4 muaj pasi që u shtrua, iu hoq asfalti. Kjo për shkak se mbi një rrugë në fshatin Çabiq të Klinës, kishte filluar të mbijë bari. Kjo gjë, habiti habitur edhe vet banorët.
E një mërgimtar që vjen nga ky fshat, tregon nëse e njëjta ndodh në Gjermani.
Kurse kryetari i fshatit, Mujë Gashi, thotë që banorët e fshatit Çabiç, hoqën dorë nga uji i pijshëm për këto rrugë.
Nga komuna e Klinës, thonë që kjo rrugë, nuk ka qenë e paraparë për këtë projekt.
Lorenc Marleku, drejtor në drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, thotë se kompania atë pjesë të rrugës e ka shtruar në mënyrë vullnetare.
Ndonëse sipas tij, ende nuk është bërë pranimi teknik i rrugëve në këtë fshat.
Të njëjtën përgjigje, e kanë dhënë edhe nga kompania Ibe Group, e cila e fitoi tenderin për asfaltimin e rrugëve në Çabiq.
Por, bari në Çabiq, duket që është më i fortë se zakonisht.
Kjo pasi që edhe në rrugë të tjera në këtë fshat, ka dalë bari mbi asfalt.