×
  • Lajme
  • Lajme

    Asfalti në Çabiq të Klinës si “petë lakrori”

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 19:31

    Jo rrallë herë banorë nga fshatra e qytete të ndryshme shprehin brengën për asfaltin e dobët që shtrohet. Kritikat më të mëdha janë se cilësia është tejet e dobët dhe si pasojë qëndrueshmëria e asfaltit nuk zgjat as një vit, ndërsa ata me vite presin që t’iu asfaltohen rrugët, shkruan Reporteri.net.


    Se asfaltet tek ne shtrohen sa për sy e faqe e dokumentojnë edhe fotot që së fundmi ka publikuar deputeti Milaim Zeka, ku tregon se në një fshat të Klinës trashësia është sa një petë e lakrorit.

    “Maro asfalt si petë laknori e vidh sa të mundesh?!. Shikoje se çfarë asfalti është bërë në fshatin Çabiq të Klinës”, ka shkruar Zeka në Facebook, ndërsa ka postuar dhe dy foto. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!