×
  • Extra
  • Stil

    Kështu janë dobësuar njerëzit në karantinë

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 8:30

    Është e vërtetë që qëndrimi brenda në shtëpi në shumicën e njerëzve për sa i përket ushqimit nuk ka pasur një efekt shumë të mirë.


    Për disa stresi i situatës bën që të ushqehen më shumë dhe mos të kontrollojnë dot gatimin e ushqimeve me shumë kalori. Për disa të tjerë ka qenë më e thjeshtë pasi kanë vënë disa rregulla strikte, transmeton living. Sipas Huffington post njerëzit që kanë humbur peshë kanë ndjekur këto mënyra:

    1. “Kam gatuar gjithë kohës në shtëpi. Është më e thjeshtë për mua të qëndroj larg tundimit që kam kur shoh në menu patate të skuqura. Përpiqem të gatuaj shëndetshëm dhe harroj që ekzistojnë gjërat me shumë kalori”.

    2.”Pi shumë ujë para se të ha. Është shumë e thjeshtë të pish ujë gjithë kohën kur je në shtëpi. Pini ujë dhe do të surprizoheni sepse nuk do të ndiheni fare të uritur. Unë nuk e heq kurrë nga dora shishen me ujë dhe kështu, ditët e karantinës më kanë gjetur më të freskët dhe të lehtë”.

    3. “Jam përpjekur të mos rri asnjë ditë pa ecur. Është me shumë rëndësi të dalësh nga shtëpia për pak ajër. Çdo ditë, bëj një xhiro të gjatë rreth e qark shtëpisë ose vrap të lehtë, sigurisht duke ruajtur distancën dhe duke respektuar masat e nevojshme”.

    4. “Kam hequr dorë nga buka. Është momenti i duhur nëse doni ta bëni. Do mësoheni shpejt dhe s’do t’ja ndjeni më nevojën”.

    5.”Që kur u izoluam, bëra një pakt me veten. U betova që s’ka ëmbëlsira, çokollata apo brumëra gjatë këtyre ditëve. Nuk shtova peshë”.

    6. “Lëvizje! S’ka rëndësi nëse një ditë kërceja për qejfin tim, një ditë tjetër merrem me Tik Tok apo një ditë bëj ushtrime fizike. Thjesht lëviz”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!