The Independent shkruan se Hashim Thaçi ka edhe probleme personale, pasi Gjykata Speciale po heton disa nga udhëheqësit e UCK’së, përfshirë edhe presidentin Thaçi.
Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për The Independent ka folur, ndër të tjera, edhe për Gjykatën Speciale.
“Thaçi ka problemet e tij. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, që u vendosën në Hagë në 2017’ën, janë duke i hetuar dyshimet për krime lufte ndaj disa prej figurave kryesore të UCK’së, përfshirë edhe presidentin kosovar”, shkruan prestigjiozja britanike.
Thaçi insiston se nuk ka asgjë për tu frikësuar, ndërsa thotë se është i gatshëm të pres cka do të sjellë e ardhmja
“Si gjithmonë, ne nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi me to dhe jam i sigurt se do ta përfundojmë me dinjitet dhe integritet”, ka thënë Thaci.
Ai thotë se ka zëra që dëshirojnë që ta njollosin Kosovën dhe atë personalisht. Megjithatë, ai thotë se nuk do të hezitojë t’i përgjigjet cdo gjëje që vjen.
“Jam personalisht shumë krenar që kam qenë një nga liderët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që do të provojnë ta denigrojnë Kosovën ose ta akuzojnë Kosovën, të përbuzin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë që unë kam ndonjë hezitim para asaj që mund të vijë. Unë besoj në drejtësi. Çka nuk duhet të lejojmë ne është përsëritja e historisë”, ka thënë tutje Thaç
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.