Një biletë mujore e Trafikut Urban në Prishtinë për gjashtë linjat me të cilat operon kjo ndërmarrje në kryeqytet do të kushtojë 14 euro, shkruan Reporteri.net.
Sipas një njoftimi nga komuna e Prishtinës, çmimi për biletën mujore për linjat 1, 3, 3C, 4, 7C dhe 15 është 12 euro në muaj për nxënës dhe studentë, ndërsa 14 euro në muaj si çmim i rregullt për qytetarë.
“Kjo biletë mund të përdoret në të gjitha linjat e TRAFIKUT URBAN (në të gjithë autobusët tanë) – pa kufizime. Linjat e NPK ‘Trafiku Urban’ janë: 1, 3, 3C, 4, 7C dhe Linja 15”, thuhet në një njoftim të Trafikut Urban.
Biletat do të mund të blihen në kioska me logo Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës (tek “Plepat”), dhe në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.