Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka tërbuar fansat teksa duket se të birit të sapolindur i ka vënë për emër “X Æ A-12”.
48-vjeçari tha se orët e para të mëngjesit të sotëm ai dhe partnerja Grimes, 32 vjeçe kanë mirëpritur një djalë.
Pyetjes së fansave se si do ta quanin beben e tyre, pas njëfarë hezitimi, ai iu përgjigj: X Æ A-12 Musk.
Megjithse deri tani nuk duhet nëse Elon e ka seriozisht me këtë zgjedhje, kjo nuk ndaloi ndjekësit e tij të nisnin të tentojnë shqiptimin.
Disa nga fansat u shprehën se simbolet i referohen “X Ash Archangel” pasi sipas tyre A-12 i referohet një avioni luftarak të prodhuar nga Lockheed, të quajtur “Archangel” (Krye-engjëll).Disa opsione të tjera të përmendura ishin Sasha Archangel, Aoife apo Xeo.
Elon e Grimes nuk kanë konfirmuar se cfarë emri do të vendosin, por këngëtarja ka thënë më parë se dëshiron që fëmija të zgjedhë çfarëdo emri apo gjinie të dojë.
Milioneri i lindur në Afrikën e Jugut nisi historinë me këngëtaren e pazakontë gjatë një darke në 2018 dhe ky është fëmija i tyre i parë.Elon ka gjithashtu pesë fëmijë të tjerë nga marrdhënie të mëparshme: Damian, Griffin, Xavier, Saxon e Kai. Ai ka humbur tragjikisht një fëmijë gjatë lindjes nga sindroma e vdekjes foshnjore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.