×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi KEK-un me dezinfektues fals duke fituar tender mbi 26 mijë euro

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 19:54

    Policia e Kosovës e ka zbuluar një mashtrim lidhur me një tender që i kushtoi Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) mbi 26 mijë euro.


    Për këtë është arrestuar një person.

    Policia njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK), më 01.04.2020 ka pranuar informatë se në një tender të KEK-ut (tenderin me negocim në vlerë prej 26.336.00 euro), për furnizim me dezinfektues për duar, ka dyshime për keqpërdorime dhe veprimtari penale nga kompania fituese e tenderit.

    Dyshohet se dezinfektuesi që kompania fituese ka sjellë nuk i përmbush kriteret e kërkuara, pasi që dyshohej se përmbajtja e alkoolit në dezinfektues të duarve nuk ishte 70% alkool, ashtu siç ishin kriteret (kërkesa). Hetuesit policorë, kanë bërë testimin dhe ekspertizën e dezinfektuesit në laboratorin e licencuar të Doganës së Kosovës dhe rezultati del se: dezinfektuesi kishte përmbajtje vetëm 40 % alkool.

    Më këto veprime i dyshuari pronar i kompanisë: Sh.D. viti i lindjes 1977, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprat penale: “mashtrim i konsumatorëve” nga neni 292 i KPRK-së dhe “mashtrimi i blerësve” nga neni 293 i KPRK-së.

    I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë, me aktvendim nga prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!