Mbrëmë në të RTV21, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha që nëse do të kishim shkuar në arbitrazh do të ishte shkatërruar i gjithë projekti.
“Nëse ne kishim shkuar në arbitrazh është dashur të ndërprehet puna, janë kanë vetëm 10 kilometra të përfunduara dhe sot do të kishim debatuar këtu jo për përfundim, por pse nuk keni ndërmarrë masa që me e zhvillu këtë projekt, pse po zgjatet dhe ishte shkatërruar i tërë projekti, koston ekonomike sidomos edhe lidhjet që i thash me korridoret”, tha ai.
Ministri Lekaj tha që është i gatshëm t’i përgjigjet prokurorisë nëse thirret për 53 milionëshin.
“Jo nuk më ka ftuar ende, por është lënda nën hetime dhe nuk e fshehi. Kurdo që të më thërret, të më bën ftesë, unë jam i gatshëm që të shkojë dhe të përballem, sepse është një vendim i Qeverisë dhe nuk i iki përgjegjësisë fare.”, tha Lekaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.