×
  • Extra
  • Extra

    Gjatë ditëve në izolim, kosovarët i rikthehen lojës me klikera

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 10:24

    Ditët në izolim kosovarët po i kalojë në mënyra të ndryshme, disa prej tyre u janë rikthyer edhe lojërave të vjetra të fëmijërisë.


    Një lojë është shënjuar në memorien e të gjithë fëmijëve që kanë lindur në vitet e 90-ta. Por tani ajo është rikthyer sërish.

    Derisa tekonologjia po kontrollon gjithçka, fëmijët e ditëve të sotit nuk luajnë më jashtë.  Ata nuk mbajnë mend disa nga lojërat që dikur ishin argëtimi i vetëm i fëmijëve, transmeton Reporteri.net.

    Vitet e 90-ta ishin kohë kur fëmijët luanin me klikerë. Kjo lojë përpos që luhej jashtë në lagje mund të luhej edhe brenda në shtëpi, ku me një tavllë duhani improvizohej vrima e cila nevojitej për të luajtur këtë lojë me sfera qelqi.

    Shumë kosovarë gjatë ditëve në izolim kanë publikuar fotografi duke e sfiduar njëri-tjetrin me këtë lojë. Ata tani po ua mësojnë këtë edhe fëmijëve të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!