Kryeministri Ramush Haradinaj, që drejton subjektin politik AAK, ka thënë se ata aktualisht renditen para Lëvizjes Vetëvendosje.
“AAK e ka tejkaluar Vetëvendosjen me besim në popull”, ka thënë Haradinaj.
“Janë Informata të subjekteve relevante ndërkombëtare. Është më mirë që Vetëndosje të targetojë ku janë defektet por jo të kalojë me kritika në shabllon. Kështu s’mund ta rrisë besimin”.
Haradinaj ka thënë se di edhe defektin e rënies së besimit në partinë që drejton Albin Kurti.
“Ju ka rënë besimi, zotit Kurit realisht. Nuk kam besuar. Arsyeja më është thënë se është mungesa e folësve që dikur i kanë paraqitur temat”.
“Kryesisht sot te ta ka nervozizëm dhe militantizëm, që nuk jepin efekte”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.