Partia opozitare ‘Aleanca për Serbinë’ e drejtuar nga Dragan Gjilas, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq, pasi sipas tyre ai ka bërë shpifje të tmerrshme rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Sipas kësaj partie, Gjuriq ka thënë ‘gënjeshtra monstruoze’, rreth përfshirjes së mundshme të Rada Trajkoviqit në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit.
Ata thonë se në këtë mes janë të përfshira edhe mediumet të cilat i shërbejnë pushtetit e që thurin gënjeshtra sa i përket rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Ndërkohë kanë thënë se në rast se i ndodh diçka e keqe Rada Trajkoviqit, Gjuriq do të jetë përgjegjës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.