Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me grupin e serbëve nga Kosova të cilët të premten u nisën në këmbë nga Jarinja për të marrë pjesë në tubimin e 19 prillit që do të mbahet në Beograd në mbështetje të Vuçiqit.
Vuçiq i priti ata në Presidencë ku shkuan me pankartën “Serbët nga Kosova për Serbinë dhe Vuçiqin”, të cilën e kishin mbajtur përgjatë gjithë rrugës, transmeton Reporteri.net
“Faleminderit, jo për mua apo këdo tjetër, por për dashurinë ndaj Kosovës dhe atdheut tuaj”, me këto fjalë Vuçiq iu drejtua atyre.
Vuçiq tutje shtoi se ata me këtë veprim kanë treguar se sa janë në gjendje të sakrifikohen për Kosovën./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.