Saranda fillon sezonin e ri turistik për vitin 2019. Ditën e sotme ka mbërritur kroçera e parë për këtë sezon turistik, në Portin e e qytetit bregdetar.
Ajo ka sjellë rreth 2400 turistë, të parët për këtë sezon të ri turistik.
Një pjesë e tyre do të vizitojnë qytetin antik të Butrintit. Turistët do të qëndrojnë deri në mbrëmje, ndërkohë një pjesë e tyre do të zbresin në qytet, shkruan shqiptarja.com.
Kjo kroçerë do të zhvillojë udhëtime të përjavshme në Sarandë. Përgjatë sezonit mësohet se ajo do të vijë në vendin tonë 27 herë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.